Sporti i badmintonit kohëve të fundit po bëhet joshës dhe atraktiv për të rinjtë në të gjithë Kosovën, andaj edhe në Gjilan ky sport është pranuar me shumë entuziazëm tek të rinjtë.
Gjatë këtij Edicioni Klubi i badmintonit “Don Bosko” u stolis me 8 tituj të Kampionit, ku tre herë ngadhënjeu Lorent Muji në tre konkurrencat:
Garat individuale
Kampionë të Kosovës
Garat individuale |
Garat Double (Qift) |
Garat Miks |
U-11 Lorent Muji |
U- 11 Lorent Muji – Ert Latifi |
U-11 Lorent Muji – Riga Shkodra |
U- 13 Lum Syla |
||
U-15 |
Bulent Mustafa -Aid Kastrati |
|
U-19 Fijona Mustafa |
Fijona Mustafa – Olsa Zymberi |
|
Seniore Olsa Zymberi |
Lorent Muji është kampion i trefisht në tre konkurencat, njëherit është shpresë e Komunës së Gjilanit në të ardhmen, gjithashtu duhet përmendur edhe Ert Latifin dhe Riga Latifi të cilat janë premtuese për të ardhmen e këti sporti,
Në Konkurencën U- 15 dallohet edhe Bulent Mustafa si dhe Fijona Mustafa që jan shpresë dhënës për sportin e Badmintonit…
Gjatë këtij edicioni Fijona Mustafa është edhe reprezentuese e Kosovës në grupmoshën U-19, e cila njëherit ishte edhe pjesë e Kampionatit Evropian që u mbajt në Ruher të Gjermanisë.





Siç na tha Prof. Blerim Sylejmani Klubi shpreson të rritet nga të gjithë nxënësit dhe se klubi do të jet i hapur për të gjithë që e duan sportin e Badmintonit dhe do të filloj me regjistrimin e lojtarëve të rinjë të cilët dëshirojn t’i bashkangjiten këtij sporti. Laura Sylejmani njëherit kryetare e klubit në bashkpunim me Kolegjin “Don Bosko” thekson se së shpejti do të bëjmë publike ftesën për tu kyçur në sportin e Badmintonit gjithë qytetarët pa dallim.

