LAJME

KREJT ARTISTËT DHE SPORTISTËT PËRKRAHËS TË REFERENDUMIT

 

KREJT ARTISTËT DHE SPORTISTËT PËRKRAHËS TË REFERENDUMIT 
Entuziazmin e fitores e gjetëm edhe tek profesionistët e kulturës dhe sportit. Kërkesat dhe ankesat e profesionistëve të fushës së kulturës dhe sportit janë të shumta dhe të akumuluara ndër vite nga keqqeverisjet disavjeçare.
Kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! shpalosën pjesë nga programi qeverisës.  Adriana Matoshi, artiste e dalluar, theksoi se Arti dhe Kultura duhet të lirohen nga politika dhe ndikimi i saj në to. Lidhja e politikës me art dhe kulturë duhet t’i takojë së kaluarës. Albani Hyseni tha se projekti që ne sot po prezentojmë para jush është projekti me të cilin do të qeverisim në 4 vitet e ardhshme, e efektet do të vërehen edhe në sport e kulturë. Ndërsa, Arijetē Rexhepi Rexhepi deklaroi se shkollat nuk kanë kushte të mjaftueshme për t’i zhvilluar talentet e femijëve në fusha të caktuara, e kjo patjetër duhet dhe do të ndryshoj. 
KREJT dhe DREJT VETËVENDOSJES!

You Might Also Like