Viti

Kryetar  që njihet si kryetar i  terrenit e jo i kabinetit

Intervistë me kryetarin e Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti

 

 

 

Kryetar  që njihet si kryetar i  terrenit e jo i kabinetit

 

Kryetari i komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, në një intervistë ekskluzive për “Kryelajmi”, ka treguar planet e qeverisjes së tij në mandatin e tij të tretë në Viti, prioritetet që ka vendosur t’I realizojë gjatë mandatit katër vjeçar, sukseset e para të qeverisjes së tij, si edhe për shumë të tjera angazhime dhe punë aktualisht

1.“Kryelajmi”: z. Kryetar fillimisht u urojmë postin e ri të njeriut të parë të komunës së Vitisë, edhe njëkohësisht u dëshirojmë suksese në kryerjen e punëve

dhe detyrave si kryetar i komunës.

z.Sokol Haliti:

Faleminderit!

2.“Kryelajmi”: Në zgjedhjet e tetorit për kryetar komune fituat besimin e

qytetarëve si kandidat i LDK-së edhe për një mandate të ri dhe por kësaj radhe

në balotazh me kandidatin e partisë rivale VV, na thuani se si, tash kur në këtë

post jeni për kater muaj si e vlerësoni këtë besim që u kanë dhënën qytetarët e

Komunës së Vitisë?

z.Sokol Haliti:

Gjatë mandateve të kaluara, në Viti janë realizuar shumë projekte të mëdha.

Kjo është një vazhdueshmëri e besimit dhe vlerësimit, të punës sime dhe

bashkëpunëtorëve të mi nga qytetarët e komunës së Vitisë, të cilët e kanë

vlerësuar progresin dhe ndryshimet e mira që janë bërë në komunën e Vitisë, dhe

aty ku bëhen punë të mira, natyrisht që suksesi nuk mungon asnjëherë.

3.“Kryelajmi”: Ju arritët që edhe për një mandat të qeverisni me LDK-në në

Komunën e Vitisë a mund të na tregoni se sa keni punuar në këtë drejtim?

z.Sokol Haliti:

Po është punuar shum. Janë plot tetë vite qeverisje me projekte e punë të

pandërprerë. Është bërë rregullimi i magjistraleve, lidhjet me komunat tjera

përmes rrugëve të ndryshme, krijimi i zonës ekonomike, ndërtimi i stadiumeve

sportive dhe fushave të shumta sportive, ndërtimi i ambulantave të reja, e shum

projekte tjera madhore, dhe kur bëhet punë e mirë, qytetarët e vlerësojë dhe

japin verdiktin e tyre.

  1. “Kryelajmi” jeni në bashkqeverisje kësaj radhe me Partinë Demokratike, na thuani se si është duke shkuar ky koalicion qeverisës?

 

Sokol Haliti:

Aktualisht koalicioni është duke funksionuar mirë. Ne qysh në fillim kemi bërë një

marrëveshje me shkrim, për bashkëqeverisje në interes të qytetarëve të komunës

së Vitisë. Po vazhdojmë të bashkëpunojmë pa dallime partiake, në interesin e

përgjithshëm të qytetarëve.

  1. 5. “Kryelajmi” A mund të na thoni cilat janë problemet dhe sfidat me të cilat po

përballet Komuna e Vitisë dhe cilat janë planet e juaja në mandatin e ri që e keni

fituar?

  1. Sokol Haliti:

Për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm që ndahet për komunat, dhe të

kërkesave e nevojave të shumta të qytetarëve, edhe ne si komunat tjera përballemi me sfida të ndryshme. Sfidat kryesore me të cilat përballemi por që

janë edhe prioritet për qytetarët tanë, mbeten kyçja e Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi”, përmes Gërlicës. Poashtu, sfidë tjetër që kërkon një buxhet

shumë të madh, është projekti i ujitjes në fshatin Gjylekar, i cili projekt vetëm se është dashur të realizohet vitin e kaluar, pasi që kemi nënshkruar një dokument

për realizimin e tij.

  1. “Kryelajmi”: A do të ketë ndryshime në këtë mandat krahasuar me mandatin

e kaluar kur është fjala për realizimin e programit të juaj zgjedhor dhe planet

dhe projektet e juaja në këtë mandat?

 

  1. Sokol Haliti:

Ky mandat është vazhdimësi e punëve të shumta e të mira që janë bërë dhe do të bëhen në komunën e Vitisë.

7.“Kryelajmit” :Cili do të jetë projekti i parë madhor i juaj i juaj i cili do të realizohet në Komunë këtë vit?

 

Z.Sokol Haliti.

Ka shum projekte madhore që po e presin Vitinë. Projekti i parë që është iniciuar

e që është shum i rëndësishëm për komunën e Vitisë dhe qytetarët e sajë, është

“Efiqienca në energji”, nga fondet e MCC-së amerikane.

Projekti tjetër madhorë e që tani më ka marrë mbështetjen nga Ministria e

Zhvillimit Rajonal, është projekti i renovimit të objektit të vjetër të Shkollës së

Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, me qëllim të krijimit të inkubatorit të biznesit, pastaj përfundimi i zonës ekonomike etj.

  1. “Kryelajmi”: Në mandatin e kaluar si kryetar i Komunës njiheni për punë të

mëdha dhe përkushtim me organizatat e ndryshme të huaj dhe vendore për

bashkëpunim të mirë dhe realizim të projekteve të ndryshme a do të vazhdoni

edhe sivjet me angazhime të tilla?

Z.Sokol Haliti:

Natyrisht që do t’i vazhdojmë bashkëpunimet me ministritë, me organizatat e

huaja vendore e ndërkombëtare, dhe do të gjejmë mbështetje të

pakontestueshme në realizimin e planeve tona investive, që janë në infrastrukture

rrugore, bujqësi, stadiume e fusha sportive, hapësira gjelbëruese etj.

  1. “Kryelajmi”: Komuna e Vitisë njihet si njëra ndër komuna më të pa zhvilluara

ekonomikisht si pasojë e kësaj edhe për një numër të madh të të pa punëve si do t’i

a dilni si kryetar të zbusni këtë problem?

 

  1. Sokol Haliti

Krahasuar me vitet më parë, komuna e Vitisë nuk mundë të quhet më komunë e

pazhvilluar ekonomikisht sepse për çdo ditë po u jepet mbështetje në forma të

ndryshme përkrahëse bizneseve të vogla familjare, e të cilat biznese janë shum të

suksesshme dhe kanë prekur edhe tregjet ndërkombëtare, dhe kështu duke e

forcuar fillimisht ekonominë familjare po e zhvillojmë ekonomikisht komunën.

Ndërsa sa i përket papunsisë, komuna e Vitisë vazhdimisht ka tentuar dhe ka

realizuar projekte me organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, për

inkuadrimin e kësaj kategorie në punësim, qoftë afatshkurtër apo afatgjatë.

  1. “Kryelajmi” Në cilën fazë janë punët në përfundimin e projektit të Zonës industriale në fshatin Budrikë?

Sokol Haliti:

Zona industriale ne Budrikë, është njëri prej projekteve shumë me rëndësi për

komunën ë Vitisë. Është kryer punë mjaft e madhe, po punohet ende, dhe shumë

shpejtë do të jetë funksionale. Duke e ditur pozicionin që ka kjo zonë, dhe që lidhë tri qendra, kemi interesim shumë të madh për investim nga bizneset e

ndryshme.

  1. “Kryelajmi” Cilat janë projektet që keni realizuar gjatë mandatit të juaj të

kaluar dimë se është një numër relativisht i madhë po na i numëroni disa që janë

më të rëndësishme ?

 

  1. Sokol Haliti:

Në komunën e Vitisë janë realizuar shum projekte të rëndësishme. Është bërë

rregullimi i magjistraleve, lidhjet në mes të Vitisë me qytetet tjera përmes rrugëve

të ndryshme, shembull konkret lidhja e Vitisë me Kaçanikun, me Gjilanin, lidhjen

me Ferizajin, rrugën alternative me Kllokotin, krijimi i zonës ekonomike, ndërtimi i

stadiumeve sportive dhe fushave të shumta sportive, ndërtimi i ambulantave të

reja, dhe të tjera.

  1. “Kryelajmi”: Njiheni si kryetar i Komunës me plotë energji për punë e kjo shifet bazuar edhe në punën dhe angazhimin tuaj të përditshëm.Shiheni në çdo

vend ku punohet e ku realizohen projektet a do të vazhdoheni me të njejten tempo edhe këtë vit edhe gjatë mandatit tuaj?

z.Sokol Haliti:

Po. Nëse dëshiron që të arrish sukses, atëherë është i pashmangshëm angazhimi i

përditshëm. Duke e pa që organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare kanë krijuar bindjen se komuna e Vitisë gjatë këtyre viteve është treguar shumë e suksesshme në realizimin e projekteve, dhe duke e parë interesimin e tyre për investim, padyshim që ne do të jemi të gatshëm që tu përgjigjemi të mirave për

komunën tonë.

  1. “Kryelajmi”: Jeni Agronom me profesion edhe komuna është një vend bujqësor sa jeni të kënaqur me zhvillimin e projekteve në zhvillimin e Bujqësisë që

janë realizuar në këtë Komunë?

z.Sokol Haliti:

Sektori i bujqësisë është aktivitet potencial kryesor ekonomik për komunën e

Vitisë, dhe ka qenë edhe prioritet i yni. Fillimisht kemi bërë rregullimin e rrugëve

bujqësore, përmes së cilave bujqit e kanë më të lehtë qasjen në tokat e tyre. Kur

të gjitha këto bëhen bashkë si rruga e mirë, hidro ekonomia- uji i bollshëm,

boniteti i tokës dhe tradita bujqësore, subvencionimi dhe organizimi i fermerëve,

atëherë rezultati është i prekshëm, dhe kështu zhvillohet bujqësia.

  1. “Kryelajmi:”: Si e vlerësoni kontributin që po e japin mërgimtarët në investime dhe ndihme për familjet skamnore veçmas të Shoqatës humanitare

“Vitia” me seli në Gjenevë?

z.Sokol Haliti:

E kam cekë shumë herë që mërgata e Vitisë është pjesë e pandashme e

proceseve, aktiviteteve dhe aksioneve të ndryshme. Kontributi i tyre për Vitinë

dhe qytetarët e sajë është jashtëzakonisht i madh. Andaj ne përherë u jemi

falënderues.

  1. “Kryelajm” : Ku e merrni tërë këtë energji në angazhimet e juaja të

përditshme sepse ju shohim në çdo aktivitet dhe punë dhe pakë kohë jeni në zyre?

z.Sokol Haliti……

Respekti i qytetarëve të Vitisë që ma bëjnë çdo ditë, në çdo situatë dhe kohë, ma bën me dije se ata janë të kënaqur me punët që janë kryer e që po kryhen në

komunën tonë. E padyshim që kjo është jo vetëm energji, por edhe shtysë shumë e madhe për ecjen para të projekteve dhe proceseve në të mirë të tyre.

  1. “Kryelajmi”: Para pakë ditësh keni ngritë edhe një padi për shpifje ndaj tre udhëheqësve të Lëvizjës Vetvendosje na skjaroni shkurtimisht se për cfar

bëhet fjalë dhe cka iu shtyri ta bëni këtë?

Me qenë se lënda është në organet e drejtësisë, atëherë nuk dëshiroj të komentoj këtë çështje, por shpresoj që drejtësia të triumfoj.

  1. “Kryelajmi”: Faleminderit për intervistën dhe kohën që ndatë për këtë intervist.Gjithashtu ne si redaksi iu urojmë suksese edhe më të mëdha në punë .

z.Sokol Haliti

Ju faleminderit edhe juve!

                                                  Intervistoi : Aziz Zuka

You Might Also Like