Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Margo Roganoviq.
Marrëveshja a firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi.
27- vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për të forcuar edhe më shumë repartin defansiv. Në edicionin e fundit ai ishte pjesë e klubit të njohur rumun Uta Arad.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Roganoviq dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.