Ish-kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja dhe anëtari i nderit të saj, me emocione të veçanta por tejet i lumtur përshkruan rrugëtimin e FHK-së dhe uron 65 vjetorin e fillimit të hendbollit Kosovar.
Mexhit Devaja ka lënë gjurmë të pashlyera në hendbollin e Kosovës për 30 vite, ai asnjëherë nuk ju nda peripecive të shumta gjatë rrugëtimit të tij, Devaja bëri një punë kolosale të papërsëritshme nëpër etapa tejet të vështira.
Vizionin që kishte Devaja për hendbollin e Kosovës dhe çështjes shqiptare, ishin tejet të qarta të pavarësimit të popullit shqiptar dhe pavarësimit të hendbollit Kosovar.
Ish-kryetari Devaja në vitin 1998 për herë të parë bën lobimin e FHK që të pranohet në agjendat evropiane e botërore në Bosnje Hercegovinë.
Devaja përpos që lobonte për hendbollin e Kosovës ai ishte edhe një Ambasador i madh i Kosovës, ishte personaliteti i parë që kishte lajmëruar botën demokratike për gjenocidin që kishte ndodhur në Kullat e Jasharve në Prekaz, Devaja e kishte lajmëruar kryetarin e Federatës Evropiane të hendbollit, Shtefan Hollmikvist, për gjenocidin e familjes Jasharajve duke bërë me dije se pushteti Serb po kryente gjenocid mbi popullin shqiptar.
Rrugët të cilat i trasoi Devaja nëpër zyret evropiane e botërore, kurorëzohen me sukses me 18 dhjetor në Budapest të Hungarisë duke u pranuar në EHF, dhe duke i hapur shtigjet hendbollistëve Kosovar në arenën ndërkombëtare.
Devaja aq shumë e donte popullin e tij dhe lojën e hendbollit sa që kishte deklaruar.
” Unë jam shërbëtor i popullit dhe shtetit tim, po që se nuk pranohet hendbolli i Kosovës në instancat ndërkombëtare në Budapest të Hungarisë, trupin tim kërkojeni në lumin Danub”.
Më rastin e 65 vjetorit të Federatës së hendbollit të Kosovës, ish-kryetari dhe anëtari i nderit i FHK -së, Mexhit Devaja uron.
” Jam shumë krenar i lumtur dhe i emocionuar në këtë 65 vjetor të FHK, për sakrificat që kemi bërë në rrugëtimin tonë shumë të vështirë, së bashku me gjithë popullin tim kemi lënë gjurmë të pashlyera për këtë ditë të cilët hendbollistët e Kosovës kudo me paraqitje e tyre po na bëjnë krenarë, ju jam mirënjohës për shumë mote të gjithëve atyre që kontribuuan për të mirën e hendbollit të Kosovës, lavdi të gjithëve atyre që dhanë jetët e tyre për këtë ditë të ardhmërisë së popullit dhe hendbollit Kosovar”, thuhet në urimin e ish-kryetarit të hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja.