“Jemi mysafir nga fillimi i kampionatit dhe për këtë jemi të penalizuar. Patëm mungesa të theksuara për shkak të kartonëve dhe për shkak të lëndimeve, madje disa futbollistë rrezikuan duke luajtur tëlënduar. Megjithatë, me ata futbollistë që patë në dispozicion u munduam të kombinoheshim disi, por ishte e qartë që kualiteti ishte nën anën e Dritës, e cila me lojën e saj në mesin e fushës na bëri të vështirë ndeshjen. Golat i pranuam në mënyrë të lehtë, ndërkohë që na mungoi reagimi për të bërë diçka më shumë”, deklaroi Morina.
Megjithatë, skuadra nga Lipjani nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për mbijetesë, teksa Morina paralajmëroi lojë deri në fund.
“Ne nuk do të dorëzohemi deri në fund dhe do të bëjmë më të mirën për klubin e Arbërisë dhe për kryetarin, pasi që të tjerët janë të parëndësishëm”, përfundoi Morina.