Futboll

Një lojtar i Llapit tek Drita

Drita ka “ndezur motorët” sa i përket përforcimeve për edicionin e ri. Pasi nënshkrimit me Besnik Krasniqin nga Prishtina, radha është tash për një mesfushor, i cili luan edhe në pozitën sulmues i krahut.

‘Radio Star’ merr vesh nga burimet e saja brenda klubit, se skuadra e FC Dritës, tanimë ka arritur marrëveshje me futbollistin Kastriot Selmani, i cili ishte pjesë e KF Llapit në stinorin 21/22.

Burime të ‘Radio Star’, mësojnë se Kastriot Selmani do t’i bashkohet skuadrës së Dritës për edicionin e ri.

Selmani që në edicionin e kaluar i priu sulmit të KF Llapit, tashmë ka arritur dakordin me skuadrën bardhekaltër dhe ka mbetur vetëm zyrtarizmi në skuadrën gjilanase.

Kastriot Selmani do të jetë pjesë e Dritës për edicionin e ri dhe ai pritet të jap një kontribut të madh në skuadër edhe në garat europiane./RadioStar/

You Might Also Like