Në takimin me shtabin zgjedhor në Livoç të Epërm, Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm ciklin e takimeve me shtabet zgjedhore të lagjeve e fshatrave.
Gjatë këtyre takimeve është dëshmuar mobilizim e angazhim i madh për përkrahjen ndaj listës fituese të LDK-së në Gjilan.
Faleminderit të gjitha strukturave të LDK-së, veprimtarëve e aktivistëve, për përkushimin e jashtëzakonshëm për ta bërë rikthimin e madh më 9 shkurt.
LDK e Gjilanit është më unike se kurrë, duke bërë të gjitha përgatitjet për fushatën zgjedhore 30 ditore. Ftohen të gjithë rugovistët që të na bashkangjiten në hapjen madhështore të fushatës këtë të shtunë, me fillim në orën 17:00, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë.
LDK, besë dhe shpresë për Gjilanin, Anamoravën dhe tërë Kosovën.