Një rast kontestues në pjesëlojën e parë dhe një rast tjetër shumë I mirë për Dukagjini e kanë karakterizuar pjesëlojën e parë të ndeshjes Dukagjini – Gjilani të luajtur këtë të diele në Klinë. Te rasti I parë Armend Thaqi është penguar në brendi të zonës, por ndonëse u pa qartë se pati nevojë që të ndërhyjë VAR-I, gjyqtari Bejtullahu vazhdoi lojën.
E në minutën 41, Dukagjini pati rast të shkëlqyer për të kaluar në epërsi pas kombinimeve të Pefqelit e Berishës, por nga një situatë e pastër, Kenan Haxhihamza me këmbë e shpëtoi një gol të sigurt. Pjesëloja e parë u mbyll pa gola 0:0. /kryelajmi.com/.