OPINION

QYTETI I GJILANIT – OLIMPI I FUTBOLLIT

Nehat Osmani

Historia është mbi individët, mbi klubet, ndërsa ata bëhen të saj në aso kuptimi kur individët, klubet shndërrohen në histori.

KF”Drita” e SC”Gjilani” po shkruajnë historinë e qytetit tonë, me lavdinë e tyre po hapin rrugët e Europës edhe kur ato janë të mbyllura.

“Intelektualët dhe “Skifterat” duke lartësuar egon dhe unin e tyre i skalitën në virtyt të mburrjes sonë, fortifikuan qytetin tonë në “KRYEQYTET TË FUTBOLLIT”.

Dy klubet tona u ngritën mbi mundësitë e tyre për ta bërë një qytet krenar, të pamundurën ta bëjnë të lehtë.
Që ne Gilanasit ta jetojmë!
Që këtë begati ta shfrytëzojmë për të mirën e rinisë sonë dhe qytetit tonë.

Përgëzimet e urimet më të sinqerta për këtë TITULL KAMPIONI e NËNKAMPIONI dy klubeve tona, këtë sukses unikal të qytetit tonë, me dëshirë që qendisja e titujve të stërmbushin vitrinat e vargojnë sirtarët tona.

Futbollistët dhe tifozët e thanë fjalën e tyre, tani është në duart tona!
T’u mundësojmë ate që ata neve na mundësuan!

You Might Also Like