Futboll

Ramadani: Me Prishtinën ndeshje e rëndë, por jemi të përgatitur mirë

Java e 24-të sjell edhe një ndeshje derbi pë klubin tonë, pasi nesër FC DRITA pret në shtëpi FC Prishtinën.

Për detaje të kësaj ndeshje, por edhe për pritshmëritë u fol sot në konferencën ku u paraqitën kryetrajneri, Zekirija Ramadani dhe sulmuesi, Blerim Krasniqi.

Kryetrajneri, Zekirija Ramadani tha se ndeshjet me ekipet me histori janë gjithmonë derbi dhe për këtë duhet dhënë maksimumin nesër.

“E dim që nesër na pret një ndeshje e vështirë, gjithmonë kundër FC Prishtinës është një ndeshje derbi, ndeshje e rëndë por ne jemi përgatitur edhe në aspektin psikologjik dhe gjithçka tjetër. Nuk ka ndeshje të lehtë, por kur bëhet fjalë për skuadra të mëdha motivi te futbollistët është më i lartë. Nesër duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, nuk duhet të shpenzojmë enërgji kur nuk është e nevojshme. Kemi besim te ekipi, kemi kualitet brenda grupit dhe objektivi jonë nuk na len të bëjmë dy hapa pas njëra pas tjetrës”, theksoi trajneri Zekirija Ramadani.

Ndërkaq, futbollisti Blerim Krasniqi thekson se synim është fitorja, s’ka rëndësi kush shënon apo kush nuk shënon.

“Është ndeshja jonë e radhës ku duhet me dhënë maksimumin të gjithë lojtarët që të marrim pikë maksimale. Normalisht se është e vështirë, sepse FC Prishtina është ndër ekipet më të mira në ligë. Do japim gjithçka për të arritur tre pikët, pastaj do t’i marrim ndeshjet një nga një duke dhënë maksimumin. Besoj nuk do të jetë e lehtë, sepse kemi shpenzu energji por do ta menaxhojmë situatën dhe do të bëjmë atë që duhet të bëjmë si gjithmonë”, ka thënë Krasniqi.

Trajneri Ramadani prfundon duke theksuar se FC DRITA do të vazhdojë me objektivin e saj në dy fronte, ndërsa për ta arritur qëllimin duhet të jemi të kujdesshëm.

“Neve nuk na takon nëse kemi objektiv siç e kemi kreun e tabelës dhe Kupën të bëjmë dy hapa prapa. Na ndodhi para një jave me Fc Fushë Kosova dhe neve nuk na takon ta përsërisim. Ne duhet të luajmë me menquri, të mos shpenzojmë shumë energji të pa nevojshme, por duke shpenzuar shumë energji për të arritur te objektivi”, përfundoi Ramadani.

Ndeshja FC DRITA – FC Prishtina zhvillohet nesër e shtune, në stadiumin sintetik (te rrethi), ora 13:00.

You Might Also Like