Futboll

Reagojnë “Skifterat”: Pazaret jashtë fushave, mos e shkatërroni futbollin

Me vëmendje po ndjekim javë pas jave zhvillimet në superligë dhe të fokusuar në mbështetjen e proceseve përbrenda klubit tonë siç dihet tashmë roli ynë për të ndihmuar klubin të dal në binarët e merituar pasi arritëm me shumë vështirësi të afrojmë dashamirë të sportit të cilët ndajnë nga sofrat e tyre për zhvillimin e klubit dhe futbollit në përgjithësi, duke u ballafaquar poashtu me zhgënjimin e mungesës së stadiumeve dhe fushave ndihmëse e një sërë problemesh që përcjellin ecurinë e një klubi profesional dhe një komuniteti sportiv, asnjëherë të vetme nuk i adresuam problemet tona tek Federata, Gjyqtarët apo palët tjera!
Po vazhdonim heshturazi të vëzhgonim gabimet e njëpasnjëshme përsëri pa dashur që vonesat organizative të klubit tonë të ia faturojmë dikujt tjetër, deri dje kur qartazi dhe haptazi në mënyrën më flagrante dhe skandaloze duke përdorur edhe teknologjinë e Var-it u dëmtuam direkt dhe rëndë!
Përsëri po heshtnim për të parë reagimet dhe masat e organeve kompetente mbi turpin e dhimbshëm të ndeshjes në Podujevë deri sot kur edhe po ndihemi të ofenduar nga akteri i ngjarjes, gjyqtari Gramos Shala! (Flasin pamjet)
I njëjti, përveq atij referimi skandaloz i cili nuk lejon tjetër konstatim përveq se kur gjyqtari është i korruptuar, mendon ta kaloj tërë këtë me një kërkim falje kinse ishte gabim i momentit!
Kjo është ofenduese dhe qesharake për të gjithë ata që njohin rregullat bazike të një ndeshje futbolli, prandaj shpallim të padëshirushëm në gjykimin e ndeshjeve tona gjyqtarin në fjalë, si masa më e vogël që mund të ndërmirret kundrejt nesh!
Vërejtje për gjykime të qëllimshme kemi edhe për gjyqtarë si Valon Bajgora dhe të tjerë të cilët haptas anojnë në gjykimet e tyre me motive të dyshimta!
Apelojmë organet e Federatës, në ndërmarrjen e hapave konkret për të mos lejuar degjenerimin e garës nga ekipe që vetëm duke luajtur futboll nuk janë mësuar!
Në vitin që po jetojmë, të zhvillohet një garë e korruptuar fund e krye, është turp nacional kur njifen sakrificat e gjeneratave të shumta për mbijetesën e futbollit kosovar!
Ne nuk e kemi luksin për të humb dashamirë që dhurojnë mjetet e tyre për klubin tonë, prandaj mos e leni në dorën tonë mbarëvajtjen e garës, mos i dëshpëroni donatorët sepse në fund të dëshpëruar do të dilni vet!
PAZARET JASHTË FUSHAVE, MOS E SHKATËRRONI FUTBOLLIN!
Skifterat,
11.Mars 2024

You Might Also Like