Futboll

Selim e Premton Muja, babë e bir që i dhanë shumë futbollit gjilanas

Të rralla janë rastet kur prindi së bashku me fëmijën e tij, japin kontribut të madh në futboll. Por, këtë kënaqësi e kishin Selim e Premton Muja, për të cilët qyteti i Gjilanit duhet të jetë krenar me punën dhe karrierën e tyre. Përpos që u morën me lojën e futbollit, babë e bir, kanë dhënë e po japin kontribut të jashtëzakonshëm edhe në sistemin arsimor.

Selim Muja dikur futbollist i spikatur, e më vonë edhe trajner i disa klubeve e për një kohë të gjatë dijen e tij e përcolli në shkollën e futbollit kategorisë së re të futbollistëve, duke nxjerrë emra të mëdhenj të futbollit, Shumë prej tyre kanë vazhduar e vazhdojnë karrierën futbollistike në klube të mëdha botërore. Selim Muja njiherit ishte një pedagog i Kulturës Fizike, i cili la gjurmë të pashlyera në procesin mësimorë, ku tani e disa vite me shëndet të plotë po shijon ditët e pensionimit.

Premton Muja, dikur ishte njëri ndër futbollistët më të mirë kosovar, i cili karrierën e zhvilloi edhe jashtë Kosovës. Ai sot, përpos që është një pedagog shumë i respektuar, ai me shumë sukses për një kohë ishte trajner tek SC Gjilani, ndërsa sot po udhëheqë me shumë sukses Shkollën e Futbollit “Yjet06”, duke zbuluar talent të futbollit tek grupmoshat e reja.

Në ceremoninë të cilën e organizoi Komuna e Gjilanit për ish-futbollistët e Komunës së Gjilanit, babë e bir – Selim e Premton Muja, u shpërblyen me mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë karrierës së tyre. Qyteti i Gjilanit duhet të jetë krenar që në mesin e saj ka futbollist e pedagogë çfarë janë Selim e Premton Muja./kryelajmi.com/.

You Might Also Like