Ka ndrruar jetë sot në orët e hershme të mengjesit në moshën 52- vjeqare Nexhat Halimi, ish futbollisti Vllaznisë së Pozharanit i cili një kohë të gjatë ishte edhe sekretar shumëvjeqaar i Klubit. Nexhati ishte njëri nga kontribuesit me të mdhenj të sportit ishte një sportiest i vertetë i cili kurrë dhe asnjëher /pos në këto ditët e fundit/nuk iu nda klubit të zemrës- Vllaznisë.
Nexhat Halimi ka qenë pjesë e pandashme e KF Vllaznia ku me vite të tëra ka qenë Sekretar Klubi, gjithashtu ka qenë nje kohë të gjatë edhe gjyqtar i futbollit dhe i Delegat i licencuar nga Federata Futbollisitike e Kosoves.
Vdekja e tij ka pikëllur familjarët,farefisin dhe shoket dhe të gjithë ata të cilët kanë bashkëpunuar me te.Shuarja e tij dhe shkuarja në amshim është një humbje e madhe për sportin pozharanas por edhe më gjërë vitias e edhe të Kosovës. Dita e diel e sotme do të jetë një ditë zie edhe
për futbollin Kosovar. Klubi i Vllaznisë është tronditur me të marrë lajmin e hidhur për vdekjen e Nexhat Halimit, një kontribues i pashoq i sportit. Nexhat Halimi, u varros me nderime sot në varrezat e Pozharanit e në ceremonin e varrimit të tij për jetën dhe veprën e tij si punëtor sportiv floën përfaqësuesit klubit të Valasuper ligës Vllaznia si dhe të cilët mbi varrin e tijë vunë kurora lulesh në shenjë mirënjohje e nga i ndjeri u ndanë edhe përfaqësuesit dhe fansat e Vllaznisë ata të “Ultas tigrat”. Aziz Zuka