Futboll

Drita vazhdon përgatitjet në Bansko të Bullgarisë, ja të gjithë largimet dhe afrimet e deritashme

FC Drita është duke u përgatitur në qytetin Bansko në Bullgari, fillimisht për ndeshjen që do të zhvillojë në kuadër të Europa Conference League kundër Viktoria Plzen nga Çekia e më pas edhe për kampionatin e ri, shkruan kryelajmi.com.

Kaltër e bardhët kanë qenë tejet aktiv gjatë kësaj vere, ka patur largime, por edhe afrime, duke u munduar që në stinorin e ri të kenë një ekip krejt më ndryshe.

Kështu nga ekipi që drejtohet nga greku Akis Vavalis deri më tash janë larguar këta lojtarë: Hamdi Namani, Ilir Blakçori, Ardian Limani, Almir Kryeziu, Marko Simonovski, Tun Bardhoku dhe Iran Junior.

Drita deri më tash ka angazhuar këta lojtarë: Astrit Thaqi, Rilind Haziraj, Hajdin Salihu, Albin Prapashtica, Laurit Behluli, Erson Stiven Dias Costa, Blerim Krasniqi, Dilyan Georgiev dhe pregatitësi atletik Christos Vorgiatzidis.

Edhe në ditët në vazhdim priten prurje të reja në FC Drita dhe eventualisht ndonjë largim, derisa në fotot e postuara nga Bansko shihet se ekipi është duke punuar me seriozitet e më së miri për këtë dëshmon motoja “Punë e vështirë në Bansko”. /Kryelajmi.com/.

You Might Also Like