E vetmja fabrikë e bukës dhe e pjekurinave e cila tash e 16 vjet ndihmon familjet skamnore të komunës së Vitisë duke ndihmuar falas përmes SHBH”Nëna Tereze” në Viti me bukë ata të cilet kanë nevojë , është Fabrika “Sheki” në Prishtinë dhe njesinë prodhuese në Pozharan.
Kjo fabrikë siq na tha Halit Alidema menagjer SHBH Rajonale “Nënë Tereza” me seli ne Viti, qe 16 vjet me nga 80 bukë në ditë, ka ndihmuar dhe ndihmon me bukë familjet skamnore . Shpërndarja e bukës bëhet nën menagjimin e Shoqatës dhe kjo po zgjatë tash e 16 vjet.
Menagjeri i kësaj zyre në Viti thotë se si për Fitër Bajram ashtu edhe sot me rastin e festës së Kurban Bajramit , Fabrika e bukës “Sheki “ me pronar Rexhë Ostërgllava, ka ndihmuar me 800 bukë të fresketa familjet skamnore të komunës së Vitisë. Kjo shpërndarje ëhtëë bërë në bazë të rexhistrit përkatës të familjeve skamnore që disponon kjo Shoqatë.Familjet skamnore që kanë marrë ndihma në sigurimin e bukës janë shprehur falenderues për fabrikën ”Sheki” që po u del në ndihmë cdo ditë por edhe gjatë festive .Edhe Halit Alidema ne emer të SHBH ”Nëna Terezë” ka falenderuar donatorin për ketë gjest humanë që po bëjnë duke ndihmuar këto familje skamnore.Aziz Zuka