Sportet me dorë

MBYLLET BVA KUPA BALLKANIKE PËR KLUBE

Për tre ditë rradhazi Gjilani ka qenë arenë e klubeve të volejbollit nga 4 shtete ballkanike, duke e pritur për herë të dytë, Kupën e Ballkanit për klube.

Skuadra turke Galatasaray SK, u shpall kampione e garës, pasi i regjistroi 3 fitore, të fundit ndaj nikoqirit Dritës.
Me një organizim fantastik dhe shumë cilësor, Kupa Ballkanike mori notat më të larta të vlerësimit, nga zyrtarët e BVA-së dhe mysafirët.
Në këtë event, në ditën e tretë u organizua edhe ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve, ku presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, i shoqëruar nga i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Medaljet e argjendta u ndanë nga z. Kushtrim Zeqiri, drejtor për sport në Gjilan, ndërsa të bronztat znj. Mimoza Shkodra – Bislimi, nënkryetare e FVK-së.
FVK e uron KV Drita për organizimin cilësor të eventit, duke demostruar fuqishëm se volejbolli kosovar ka kapacitete për organizim të garave serioze rajonale e ndërkombëtare.

You Might Also Like