Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Liria – Drita, mysafirëve u anulohen dy gola

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Lirisë dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0, por me disa raste të mira nga të dy anët.

Liria ka qenë më e mirë në fillim të ndeshjes dhe shumë lehtë ka mundur të vije në epërsi, por në dy raste shumë të mira ka dështuar sulmuesi i tyre në anën e majtë Tjiueza.

Fillimisht në minutën 13 Tjiueza ishte i vetmuar para portierit Smakiqi, por u ngatërrua dhe rasti shkoi në pa kthim. Dy minuta më vonë i njëjti lojtarë është shërbyer shumë mirë nga Megameno, por nga një pozitë shumë e mirë e qëlloi vetëm rrjetën e jashtme.

Drita ka shënuar në minutën 25, kur Ajzeraj nga e majta harkoi për Besnik Krasniqin, që nga afërsia shënoi me kokë, por pas konsultimit me VAR goli u anulua. Rast të mirë pati edhe Selmani i Dritës që nga 19 metra gjuajti mbi portë, kurse pak para mbylljes së pjesës së parë ka shënuar Ajzeraj nga afërsia, por sërish goli i Dritës është anuluar për pozitë jashtë loje./kryelajmi.com/.

You Might Also Like