Sportet me dorë

Milaim Jetishi, basketbollist që po shkëlqen në Gjermani

Milaim Jetishi, 27- vjeçarë, po bënë karrierë të shkëlqyeshme në Gjermani, kurse së fundi ka nisur karrierën edhe si trajner në  basketboll për kategori të reja.

I lindur në vitin 1996 në Gjilan, Milaim Jetishi ka përfunduar Fakultetin për Kulturë Fizike e Shkenca Sportive në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Ai qysh i ri ishte dashuruar në sportin e basketbollit dhe u bë lojtar i Klubit të Basketbollit Drita nga Gjilani dhe falë lojërave të pëlqyera të tij, ai disa herë ishte zgjedhur lojtar i ndeshjeve që luajti.

Milin, siç e thërrasin bashkëmoshtarët dhe bashkëlojtarët e tij, valët e jetës e dërguan në Gjermani, ku vazhdoi të luaj basketboll, në Stuttgart, ku është pjesë e ekipit të basketbollit TPSG Frisch Auf.

Ai gjithashtu është edhe ndihmës asistent në kategoritë e reja, në Shkollën e Basketbollit në TPSG Frisch Auf, ku po jep kontribut që përvojën e tij të marrur në Kosovë e Gjermani, t’a shpalos te gjeneratat e reja në Gjermani, duke shpresuar se në një të ardhme të afërt nga kjo shkollë do të dalin lojtarë cilësorë.

Milaim Jetishi rrjedh nga një familje e njohur sportistësh nga Gjilani, familja Jetishi. Babai i tij, Afrimi, kishte peqenë futbollist qendërsulmues në kategori të reja e më pas kishte kaluar në sportin e hendbollit, ku është futur ndër alot me të njohura në historinë e basketbollit gjilanas. Xhaxhai, i tij, Xhelal Jetishi, ka qenë qendërsulmues i njohur dhe golashënues i spikatur, i cili pos në klubet gjilanase, ka luajtur edhe në klube të tjera, si në Trepçën e Mitrovicës e gjetiu, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Kampionatin e Kosovës në Futboll.

Milaim Jetishi, po e ndjek rrugën e familjarëve të tij, kurse një ditë ai do të mund t’i kthehej basketbollit gjilanas e atij kosovarë, që ka shumë nevojë për trajnerë të përkushtuar./kryelajmi.com/.

You Might Also Like