Në fundjavë zhvillohet xhiro e fundit e Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra kampione tashmë është mësuar, pasi Ballkani edhe zyrtarisht e fitoi titullin xhiron e kaluar, teksa Gjilani e Drita e siguruan pjesëmarrjen në kualifikueset e garave evropiane.
Ballkani ndeshjen e fundit sipas kalendarit e zhvillon ndaj Gjilani si mysafir, megjithatë lokacioni i ballafaqimit mund të ndërrohet për disa arsye.
Në Gjilan në stadiumin me bari sintetik nuk janë kushtet optimale për një festë të tillë, andaj mundësitë që ndeshja të luhet në Suharekë janë rritur shumë.
Ende nuk është marrë asnjë vendim, megjithatë në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet gjithçka.
Lidhur me këtë me një mesazh ka dalë edhe Florim Zuka, president i Gjilanit, Ja postimi i plotë i tij: