Shoqata e Enigmatëve, “Ndre Mjeda” dhe Revista e Enigmatëve “Horizonti”, organizon Garat e Hapura në përpilimin e fjalëkryqit në vigjile të 43- vjetorit të themelimit
Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” në Gjilan, në kuadër të së cilës botohej Revista e Enigmatëve, “Horizonti”, më e para revistë e këtij lloji në mbarë hapësirën shqiptare, me aktivitete të larmishme e simbolike, shënon 43- vjetorin e sajj të themelimit.
Në kuadër të këtij përvjetori, sipas organizatorëve, janë parapa një varg aktivitetesh të cilat parashihen të mbahen më këtë të shtune me date, 21 tetor 2023, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli në Gjilan.
· Garat e hapura në përpilim të fjalëkryqit më të mirë
Sipas organizatorëve nikoqir janë parapa tri çmime:
Çmimi i I-rë,
çmimi I II-të dhe
çmimi i III-të
Gara do të pasohet pas hapjes zyrtare me fjalë rasti, ndërsa eventi vazhdon më tej me aktivitete tjera.
Pas garës, sipas organizatorëve, parashihet të mbahet një tryezë diskutimi me panelistë-enigmatë e të tjerë, ndërsa do të prezantohet një numër i veçantë i revistës “Horizonti”, i përgatitur enkas për shënimin e këtij përvjetori.
Siç bëhet e ditur, aktivitetet do të vazhdojë rreth mesditës së 21 tetorit 2023, me një debat mjaft interesant enigmologjik, me temë: “Enigmatika sot dhe sfidat në botimin e revistave për enigmatikë – organizimi dhe pjesëmarrja në Kampionate kombëtare dhe ato ndërkombëtare”.
Në fund, sipas rrjedhës së paraparë të aktiviteteve ditore, në këtë shënim përvjetori është paralajmëruar një vizitë në Muzeun e Qytetit të Gjilanit.
Me këtë rast, krerët e kësaj shoqate, ftojnë qytetrët të marrin pjesë në këtë event shumë atraktiv dhe interesantë për ata që i kanë merak enigmat dhe fjalëkryqet.