Edi Basa, autor i një goli dhe një tjetër të asistuar nga ndeshja e fundit derbi përballë Dritës është shprehur optimist në prag të një tjetër dueli ndaj rivalëve lokal.
Futbollisti i krahut ka potencuar se skuadra është gati dhe se do të japin maksimumin të gjithë së bashku për të dalë me kokën lart nga ky takim.
“Ne jemi gati për ndeshjen e nesërme dhe jemi të gatshëm t’u tregojmë tifozëve që do të dhurojmë gjithçka për ta”.
“Është e rëndësishme për ne dhe klubin që ta fitojmë këtë ndeshje, pasi që në këtë mënyrë ne i garantojmë vetës qëndrimin në Superligë pa barazh. Synojmë ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë do të japim më tepër se maksimumin”.
Motivimi në maksimum, e rëndësishme të fitoj ekipi
“Ne e dijmë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe motivi është më i madh se në ndeshjet e kaluara. Ne do të japim maksimumin dhe nuk kemi se çfarë të kursehemi”.
“Në çdo ndeshje ju dëshironi të jepni më shumë, por kjo ndeshje të detyron të japësh edhe më shumë për klubin dhe tifozët”.
“Shpresoj të shënoj serish, mirëpo e rëndësishme është të fitoj ekipi. Nësë shenoj do jem i lumtur pasi e ndihmoj ekipin të fitoj dhe çdo kush do të jetë i lumtur. Nesër të japim maksimumin kjo është më e rëndesishmja”.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës zhvillohet të shtunën në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 15:00.