Afaristët shqiptarë në diasporë, ҫdo ditë e më shumë po hecin me hapa të sigurt drejt sukseseve të tyre, duke bërë emër në shtetet ku jetojnë.
Ndër sukseset e afaristëve shqiptarë, është edhe bashkpunimi i tyre i sinqertë dhe kualitativë me norma evropiane të dizanjuara në mënyrën më bashkohore.
Afaristi i madh i ndërtimit në Gjermani, Ilmi Mustafa sot është takuar me pronarin e suksesshëm Petrit Blakaj të Kompanisë ERA BAU, i cili ҫdo ditë e më shumë po dëshmonë kualitete të larta në punën e tij.
Poashtu, takimi ishte i frytshëm edhe me kompanin – SWIS BAU LB, I cili poashtu mirret me ndërtim e imobilen duke krijuar besnikri në këtë fushë në shtetin e Zvicrës.
Këta afarist të sukseshëm në takimin e përbashkët u zotuan se përposë punimet e tyre që i kryen në shtetet përkatëse, ata janë duke kryer punë edhe në shtetin e Kosovës, Gjermani e Zvicër.
“Eshtë nderë i veqantë të bashkpunosh me këta afarist të dijës e të fjalës, njiherit janë shumë profesionist dhe shpresojmë që ky bashkpunim i yni në të ardhmën do të jetë edhe më i madhë”, ka bërë të ditur Labinot Blakaj, pronar i kompanisë SWIS BAU LB.
Afaristët Ilmi Mustafa, pronar i KRONI GmbH dhe Petrit Blakaj afarist i kompanisë ERA BAU, të cilët veprojnë në Gjermani kanë theksuar.
“Nuk do të ndalemi asnjëherë takimet tona, pasi janë shumë frytëdhënëse dhe profesionale. Jemi të nderuar që karierën tonë profesionale po e ndajmë sëbashku. Punët tona në shtetin e Gjermanisë janë tejet të suksesshme dhe për këtë jemi të lumtur që bashkpunimi ynë profesional e atëdhetar ka bërë që të fitojmë besimin në shtetin ku po jetojmë”.
Keta afariste perpose qe jane te sukseshme, njehere janë edhe atëdhtarë dhe humanist të mëdhej. Eshtë për ҫdo lavdat bashkpunimi i këtyre tri bizneseve shqiptare, që dita më ditë përposë shtetit të Gjremanisë e Zvicrës kufijtë e saj po rriten edhe më shumë.