Futboll

Në pjesën e parë Fushë Kosova – Gjilani po vendos një penalti

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Fushë Kosovës dhe Gjilanit, e cila është mbyllur me rezultat 1:0 për ekipin vendas, me një gol që nga pika e bardhë e ka shënuar Statovci.

Gjilani ka qenë më  i mirë gjatë gjithë pjesës së parë, ka sulmuar më shumë dhe në fund të pjesës së parë i la vendasit që të sulmojnë më shumë.

Në minutën e pestë Shabani pati një rast shumë të mirë, kur pas harkimit nga e majta e qëlloi topin me kokë, por që për pak topi shkoi jashtë shtyllës së majtë. Gjilani sërish ka rrezikuar nga e majta në minutën 24, por topin e harkuar nuk e arritën as Ismajli e as Shabani dhe një rast i mirë shkoi në pakthim. Nga harkimi nga këndi në minutën 25, Açka gjuajti me kokë, por topi sërish shkoi jashtë dhe Gjilani mbeti pa shënuar.

Fushë Kosova rast ideal pati në  minutën 31, kur Maloku iu shmang mbrojtjes së Gjilanit dhe u gjet ballë për ballë me portierin Betim Halimi, i cili intervenoi guximshëm dhe shpëtoi gol të sigurt, kurse në topin e dëbuar Statovci gjuajti në portën e zbraztë, por topi shkoi jashtë shtyllës së majtë. Edhe në minutën 34, Halimi sërish fitoi duelin me Malokun, i cili ishte i vetmuar pasi mori topin nga Statovci, por Halimi u shtri i tëri dhe shpëtoi gol të sigurt.

Në minutën 35, pas degazhimit të portierit Rugji, Maloku u tregua shumë më i shpejtë se Shehi dhe në brendi mbrojtësi gjilanas e rrëzoi e gjyqtari Nuza tregoi në pikën e bardhë. Statovci gjuajti për mrekulli duke e dërguar Halimin në të djathtë e topin në këndin e epërm të majtë të portës.

Krejt në fund të pjesës së par pas tentimeve të shumta në minutën 45 Oltion Bilalli qëlloi transversalen./kryelajmi.com/.

You Might Also Like